Duke qenë se Manuel Neuer pritet të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munich, drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për të gjetur një pasues të denjë, i cili do të jetë numri dy, pas Jonas Urbig.
Bild zbulon se Bayern ka piketuar ish-portierin e Arsenalit, Bernd Leno, si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Neuer dhe për të ndihmuar Jopnas Urbig, me përvojën e tij.
Leno është nën kontratë me klubin londinez deri në fund të këtij sezoni, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, por 34-vjeçari është i hapur për një rikthim në atdhe, ku më parë ka qenë pjesë e Leverkusen dhe Stuttgart.
Teilen: