Endrick po kalon një periudhë shumë të vështirë, pas rikthimit te Real Madrid pas huazimit që pati gjysmën e sezonit të kaluar te Lyon. Braziliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe është aktivizuar vetëm 4 minuta deri tani këtë sezon.
Diario AS raporton se sulmuesi brazilian do të vendosë për situatën e tij sapo sezoni të arrijë në gjysmë të rrugës, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi gjatë merkatos së janarit. Transferimi te Roma duket si destinacioni më i mundshëm, një klub që e kërkoi në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë verës dhe interesi për të vazhdon të jetë ende i madh.
Ndryshe nga sa ndodhi herën e shkuar, këtë herë Endrick mund të largohet përfundimisht nga Real Madrid. Opsioni më i mundshëm është huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ndryshe nga sa ndodhi vitin e shkuar ku pati vetëm një huazim të thjeshtë te Lyon.