Sunday, 25. October 2026
Futboll

Mancini: Diçka do të ndryshojmë, Francë-Itali nuk është kurrë një ndeshje e zakonshme

GS 02/10/2026 2 Min. Lesezeit

“Do të jetë një ndeshje e madhe ndaj një skuadre të madhe, duam të bëjmë figurë të mirë. Do të provojmë. Edhe ndaj një skuadre kaq të fortë, nuk luan kurrë për të mos fituar, – tha trajneri i Italisë, Roberto Mancini, në prag të përballjes me Francën në “Stade de France”.

– Për formacionin nuk kam shumë dyshime, do ta vlerësojmë në momentet e fundit. Do të ndryshojmë më pak krahasuar me transfertën në Bursa, por diçka do të ndryshojmë. Pio apo Kean? Është edhe Scamacca. Tonali si organizator? Mund të jetë”.

Për Kean tha: “Po e vlerësojmë, sepse ka disa probleme fizike. Para ndeshjes do ta shohim gjendjen e tij dhe të lojtarëve të tjerë që luajtën në Bursa”.

Për Zidane, ai u shpreh: “Ka qenë tre vjet te Real Madridi, ka fituar tri herë Champions-in dhe më pas priti kombëtaren. Është një trajner me mjaft përvojë”.

“Francë-Itali nuk është kurrë një ndeshje e zakonshme. Franca është një nga skuadrat më të forta në botë. Është bukur të luash ndaj një skuadre më të fortë, sepse të jep mundësinë ta mundësh”, – shtoi trajneri axurr.

Mancini theksoi: “Iu them djemve të argëtohen. Objektivi ynë është të mbajmë topin dhe të diktojmë lojën”.

Teilen: