Giovanni Carnevali, administrator dhe drejtor i përgjithshëm i Juventusit, foli për politikën e klubit në merkato: “Ideja ime është të krijojmë pak më shumë italianizëm dhe të sjellim më shumë lojtarë italianë. Nuk është e lehtë. Tregu ndërkombëtar është shumë i gjerë, ka edhe rregullore që ndonjëherë të favorizojnë më shumë. Të kesh sot lojtarë të fortë italianë nuk është e thjeshtë, por dëshira është t’i afrojmë. Do të më pëlqente gjithashtu të merrnim të rinj me perspektivë”.
Carnevali theksoi rëndësinë e Next Gen dhe sektorit të të rinjve: “Duhet të punojmë me djem interesantë dhe t’i afrojmë me ekipin e parë, ose t’u krijojmë një rrugëtim te klube të tjera. Duhet të kemi kujdes të mos marrim lojtarë të huaj të nivelit të ulët, sepse ky do të ishte gabim. Mendoj se është e rëndësishme të investojmë te italianët. Unë nisem nga ideja se Juventusi është tashmë një skuadër konkurruese”.
Për humbjen ndaj Sassuolos dhe pozicionin e Spallettit, tha: “Ishte një humbje absurde, të bënte të doje të hidheshe nga kati i pestë. Spalletti është një trajner i jashtëzakonshëm, i aftë dhe që mëson shumë. Ka dëshirë të madhe për sukses”. Për Conten shtoi: “Është mik dhe trajner i nivelit të lartë, por nuk ka qenë kurrë në planet tona”.