Anglia ka marrë fitoren e dytë rresht në grupin 3 në Ligën A, për Ligën e Kombeve. Anglezët fituan sot me rezultatin e thellë 0-7 ndaj Kroacisë, në sfidën e luajtur në Rijeka.
Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të. Harry Kane gjen golin, pas asistit të bukur të Jude Bellingham. Në minutën e 21-të, Anglia dyfishon shifrat. Kros i Bukayo Saka në zonë, Anthony Gordon asiston, Bellingham dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 38-të, Jarell Quansah kroson në zonë, Anthony Gordon shënon me kokë. Në minutën e 44-të, Bukayo Saka shënon golin e katërt për Anglinë, tjetër asist i Bellingham. Pjesa e parë mbyllet 0-4 për anglezët.
Pjesa e dytë foli po ashtu për Anglinë. Në minutën e 53-të, Kane shënon golin e dytë personal dhe të pestin për anglezët, pas asistit të Elliot Anderson.
Në minutën e 68-të, gabim fatal i mbrojtjes vendase, Saka gjen golin e dytë personal dhe të gjashtin për Anglinë, pas asistit të Kane. Në minutat e fundit pati kohë edhe për Morgan Rogers për të gjetur golin, pas asistit të Bellingham.
Anglia fiton 0-7 dhe barazon Spanjën me 6 pikë, por kampionët e Botës luajnë pas pak ndaj Rep. Çeke.