Kampionati Botëror i xhudos ka nisur të dielën në Baku të Azerbajxhanit,teksa xhudistët kosovarë tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Vëmendja kryesore të martën do të jetë te Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë,kurse garën ndaj një kundërshtari tejet të fortë, pasi përballë do ta ketë Hidayat Heydarov.
Azerbajxhanasi është kampion olimpik në fuqi, ndërsa në vitin 2024 fitoi edhe titullin e botës,ku ka arritur të fitoj katër tituj evropianë.
Në xhiron e parë do të garojë edhe Dardan Cena ku do të përballet me irlandezin Joshua Green,dhe në rast të fitores, Cena në raundin e dytë do të takohet me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili, një tjetër emër i madh i xhudos botërore.
Ndërkohë, Distria Krasniqi nuk do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë,teksa Krasniqi ishte bartësja e parë dhe një prej pretendenteve për medalje, por po rikuperohet nga një lëndim.
Të mërkurën në tatami do të zbresë Laura Fazliu, në kategorinë deri në 63 kilogramë,ku ajo do ta nisë garën nga xhiroja e dytë dhe është një prej pretendenteve për medalje. Fazliu ka fituar medaljen e bronztë botërore në dy edicionet e fundit.
Të premten do të garojë Shpati Zekaj, në kategorinë deri në 100 kilogramë,ku për kundërshtar i tij në xhiron e parë do të jetë moldavi Vadim Ghimbovschi.
Në Botërorin e Bakusë po marrin pjesë 622 xhudistë nga 93 shtete,kuse Kosova synon rezultate të larta në këtë garë, me xhudistët e saj të udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka.