Barcelona po punon për të siguruar të ardhmen afatgjatë të tre futbollistëve të rëndësishëm të ekipit të parë.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, katalunasit janë duke avancuar drejt rinovimit të kontratave me Raphinhën, Xavi Espart dhe Marc Bernal.
Të tre lojtarët pritet të vazhdojnë të jenë pjesë e projektit të Barcelonës edhe në vitet e ardhshme, teksa klubi po synon të ruajë bazën e skuadrës dhe të sigurojë vazhdimësinë e lojtarëve që konsiderohen të rëndësishëm për të ardhmen.
Raphinha është tashmë një prej emrave kryesorë të skuadrës, ndërsa Xavi Espart dhe Marc Bernal përfaqësojnë investimin e klubit te talentet e rinj.
Barcelona, kështu, po lëviz herët për t’i blinduar tre futbollistët me kontrata të reja.