Sunday, 4. October 2026
Sport

Aksident në Pogradec, kamioni përplas biçikletën. Plagoset 26-vjeçari, dërgohet te Spitali i Traumës

GS 04/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën e Volorekës, në Pogradec, ku një kamion ka përplasur një biçikletë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, kur kamioni, me drejtues shtetasin G. S., ka përplasur biçikletën që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 26-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/rtsh.al/

Teilen: