Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë, Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që dyshohet se e kishte ndezur vetë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave.
Në përpjekje për të shuar flakët, i moshuari ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Teilen: