Mungesa e fatit, gabimet trashanike në portë dhe vendimi i çuditshëm nga abritit në rrëzimin e Myrto Uzunit brenda zonës rivale, ndikuan që Shqipëria të humbiste 1 – 2 në Helsinki kundër Finlandës.
Pas daljes me karton të kuq nga portieri Etrit Berisha, minuta e 22-të, disa çaste më vonë, trajneri Rolando Maran, i detyruar në kushte të tilla, zëvendësoi sulmuesin Arbër Hoxha.
Ky episod nuk u prit aspak mirë prej lojtarit shqiptar, tepër i irritur gjatë largimit.
U përfol për pakënaqësi në lidhje me vendimin e trajnerit Maran, por me “story”-t e fundit, bën të kuptosh se ka qenë diçka momentale. Hoxha ka shpërdarë foto nga ndeshja, tepër i qetë dhe në “aksion” për aq sa ishte në fushën e blertë.


