Portugalia do të luajë sot ndeshjen e katërt në grup në Ligën A, atë ndaj Norvegjisë. Megjithatë, më shumë se ndeshja e sotme ndaj Norvegjisë, në Portugali po vazhdon ende të diskutohet largimi i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares.
Sipas të përditshmes Record, një tjetër anëtar i stafit mbështetës të Portugalisë mori urdhrin e menjëhershëm për të bërë gati çantat dhe për të ndjekur Ronaldon jashtë grumbullimit të ekipit. Bëhet fjalë për Antonio Costën, përgjegjësin për pajisjet dhe veshjet, i cili u largua së bashku me Ronaldon.
Ronaldo u largua i revoltuar. Në rrjetet sociale, ai deklaroi se e mori këtë vendim pas konferencës për shtyp të trajnerit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze. Por, Ronaldo ka lënë të kuptohet se do të flasë për këtë situatë në një moment të dytë, ku do të tregojë arsyen pse vendosi të largohej nga grumbullimi.