Monday, 5. October 2026
Futboll

Barella: Ky fillim me Mancini ka qenë pozitiv, duam të rifitojmë besimin e italianëve

GS 05/10/2026 2 Min. Lesezeit

Objektivi i Italisë është i qartë. “Duam të rifitojmë besimin e italianëve, – tha Nicolò Barella në prag të sfidës së “Nations League ndaj” Turqisë. – Duke lënë mënjanë ndeshjen e parë, ky fillim ka qenë pozitiv, por na duhet ende kohë. Të gjithë kemi treguar se duam të bëjmë më mirë se vitet e fundit”.

Barella pranoi lodhjen pas grumbullimit të gjatë: “Ka pasur shumë ndeshje dhe pak lodhje, por janë angazhime që duhet t’i nderojmë dhe të jemi në maksimum. Italia që po lind ka personalitet dhe dëshirë të rigjejë veten. Duhet ta rikthejmë entuziazmin”.

Për Mancinin tha: “Është gjithmonë i njëjti trajner, të cilit i pëlqen shumë të punojë me lojtarët. Duhet ta çlirojmë mendjen pas zhgënjimeve të këtyre viteve për të marrë atë që duam. Kur e nis karrierën në kombëtare duke fituar një Europian dhe më pas nuk arrin dy herë kualifikimin në Botëror, e di se kritikat vijnë dhe duhet të gjesh forcën për të reaguar. Ajo natë dhe muajt pas saj ishin të vështirë, por në jetë dhe në futboll duhet gjithmonë të ecësh përpara”.

Për barazimin me Francën shtoi: “Italia nuk është Barella. Unë jam në dispozicion, zgjedhjet i bën trajneri dhe jam gati për gjithçka”.

 

Teilen: