Monday, 5. October 2026
Futboll

“Infantino do të rizgjidhet pa probleme në krye të FIFA-s, Milani nuk mund të jetë mediokër”

GS 05/10/2026 3 Min. Lesezeit

Zvonimir Boban, ish-mesfushori i Milanit dhe ish-drejtues i futbollit në UEFA, ka folur pa doreza për disa prej temave më të nxehta të futbollit, nga zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s te Milani dhe talenti kroat i Interit, Petar Sučić:

“Konflikti mes FIFA-s dhe UEFA-s? Besoj se në fund gjithçka do të qetësohet, askush nuk do t’i shpallë luftë askujt. Pavarësisht disa gabimeve, të cilat edhe unë i kam kritikuar, nuk duhet të hedhim poshtë gjërat e mira që ka bërë Infantino.

Në fund do të votohet për Infantinon. Nuk besoj se do të ketë opozitë dhe, nëse do të ketë, nuk do të ketë forcën për ta mundur. Ai ka nën kontroll Azinë, ndërsa Amerika e Jugut dhe Afrika kanë qëndruar gjithmonë me të. Nuk besoj se Europa është aq homogjene sa mendohet. Nuk besoj se do të ketë probleme për t’u rizgjedhur. FIFA është ajo që qeveris”.

Botërori me 64 skuadra: “Nuk do të ishte dramë, nuk mendoj se do të humbiste loja. Kemi një Europian me 24 skuadra nga 55 federata, ndërsa Botërori zhvillohet çdo 4 vite me 48 skuadra nga 211 federata.

Nuk besoj se do të shkojmë në 64 skuadra, por nëse ndodh, nuk do të ishte problem. Nga Botërori kujtojmë gjysmëfinalet, finalen dhe ndeshjet spektakolare. Nuk shoh tragjedi nëse iu jepet mundësia vendeve më të vogla të marrin pjesë çdo 4 vite. Është bukur të shohësh kombe të reja të rriten dhe të shijojnë futbollin”.

Boban ishte i drejtpërdrejtë për Milanin: “Nuk mund të jemi mediokër. Nëse pranohet çdo vit që ambicia maksimale është të shkosh në Champions, do të thotë se nuk kemi kuptuar asgjë nga Milani. Për momentin po reziston. Nëse Amorim, me frymën pozitive që ka sjellë, arrin t’i ndryshojë gjërat dhe ta çojë ekipin deri në fund në ‘Europa League’, me një skuadër jo shumë të thellë, do të jemi të gjithë të lumtur. Por dyshoj, ashtu siç dyshon e gjithë Italia e futbollit”.

Për trajnerin Ruben Amorim tha: “Është ende herët për gjykime. Mua nuk më pëlqen kurrë kur luhet me tre mbrojtës. Me Lecce shkoi më mirë se në ndeshjet e tjera, por jemi vetëm në fillim të procesit. Duhet t’i japim pak kohë. Ai duhet të bindë përmes rezultateve”.

Boban kërkoi më shumë hapësirë për talentin kroat të Interit: “Besoj se duhet të ketë më shumë hapësirë. Është një lojtar i kompletuar, i jashtëzakonshëm, me shumë klas dhe kurajë. Është e qartë se nuk ndihet rehat. Nëse vazhdon kështu, nuk e di sa kuptim ka që të qëndrojë tek Interi. Është një nga ‘mezzala’ më të mirë në botë”.

Teilen: