Duke folur për “Radio Anch’Io Lo Sport”, Zvonimir Boban analizoi problemet e futbollit italian dhe zhvillimin e talenteve: “Historia është shumë e gjatë dhe besoj se të gjithë e kemi kuptuar disi. Është çështje e mënyrës se si punohet me të rinjtë, si zhvillohen talentet dhe çfarë metode përdorin klubet. Talenti italian ekziston, nuk ka mundësi të mos ekzistojë, por nuk po zhvillohet siç duhet. Në Itali, pas brezit të Tottit dhe Pirlos, nuk ka më një futbollist të jashtëzakonshëm.
Fajin kërkojeni tek iPad-ët, trajnerët që mendojnë gjithmonë për kolektivin dhe rezultatin, por jo për zhvillimin individual apo pozicionet e lojtarëve. Nga frika e rezultatit dhe shkarkimit, zgjedhin sigurinë e 3-5-2. Përveç një ose dy skuadrave në botë, si Interi, ky sistem nuk ka fituar asgjë të rëndësishme në 30 vitet e fundit. 92% e kampionateve dhe turneve madhorë; Botërorët, Europianët, ‘Copa América’ dhe pesë ligat kryesore janë fituar me sisteme me 4 mbrojtës dhe 2 lojtarë në krahë. Nuk është çështje opinionesh; këto janë fakte”.
Për Kayode shtoi: “Pyes veten pse nuk u thirr më herët, pasi ka 50 ndeshje në Premier League. Është një lojtar shumë i mirë; i vëmendshëm, i shpejtë dhe me distanca të sakta. Në mbrojtje është vërtet i fortë dhe lexon mirë situatat. Kundër Francës bëri një ndeshje të jashtëzakonshme. Në duelet një kundër një nuk e kaloi askush, gjë pothuajse e pamundur. Bravo!”