Monday, 5. October 2026
Futboll

Fabregas: Njerëzve u pëlqen Como sepse skuadra luan me bindje dhe me një identitet të qartë

GS 05/10/2026 2 Min. Lesezeit

“Kur Como ma prezantoi projektin, më bëri përshtypje sinqeriteti i tyre. Ajo që po përjetojmë sot është një histori e mrekullueshme për futbollin dhe për qytetin”.

Kështu deklaroi Cesc Fabregas, trajneri i Como, që po bën histori në Itali dhe Europë. Më tej, ai tha: “Klubi po rritet; ka zgjedhur rrugën e duhur dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Ka shumë mënyra për të luajtur mirë, por është mënyra se si luajmë ajo që bën diferencën”.

“Ne praktikojmë një stil proaktiv që po nxit madje edhe turizmin. Luajmë me bindje. Një fitore mbetet fitore, por para çdo ndeshjeje e pyes veten: ‘Nëse do të humbisja, si do të doja të ndodhte?‘”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

“E përgatis skuadrën bazuar në identitetin tonë. Nëse një skuadër tjetër është më e mirë se ne, unë i duartrokas. Nuk mund ta gjykosh një klub dhe stafin e tij vetëm bazuar në një sezon, thjesht sepse ka pak italianë në skuadër”, deklaroi Cesc Fabregas.

“Ne siguruam ngjitjen në Serie A me një ekip që përbëhej 95% nga italianë. Ka shumë lojtarë italianë që më pëlqejnë, por duhen edhe mjetet financiare për t’i blerë; përmes ekipeve tona të të rinjve, po përpiqemi të zhvillojmë lojtarë italianë“, tha spanjolli.

Teilen: