Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë e ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër, duke i besuar drejtimin e institucionit për mandatin e ardhshëm.
Panda do ta marrë zyrtarisht detyrën më 19 tetor 2026, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Sokol Sadushi.
Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfundon më 17 tetor të këtij viti. Procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, në përputhje me parashikimet ligjore.
/rtsh.al/
Teilen: