Monday, 5. October 2026
Futboll

Gonçalo Ramos dhe misteri i postimit të fshirë në rrjetet sociale; “kunj” ndaj Ronaldos?!

GS 05/10/2026 1 Min. Lesezeit

Polemikat rreth Portugalisë pas çështjes “Cristiano Ronaldo” vazhdojnë, ndërsa situata është zhvendosur edhe në rrjetet sociale. Këtë herë, protagonisti ishte Gonçalo Ramos, i cili publikoi një postim dhe më pas e fshiu.

Pas fitores së Portugalisë ndaj Norvegjisë së Haaland, ku Ramos shënoi golin vendimtar, sulmuesi i Milanit shpërndau në Instagram postimimin e një komentatori, i cili krahas fotos së tij shkruante “Statusi i të qenit më i miri”.

Disa e interpretuan këtë si një kunj ndaj Cristiano Ronaldos, të cilin Ramos e ka zëvendësuar në formacionin e kombëtares. Megjithatë, duhet theksuar se Ramos vetëm e rishpërndau postimin dhe nuk shtoi asnjë koment personal.

Pak më vonë, sulmuesi e fshiu postimin, por kjo nuk i ndali polemikat. Ndërkohë, fansat e Ronaldos kishin vërshuar edhe në profilin e partneres së Ramos, pas një postimi të fshirë nga Georgina Rodriguez. Me Portugalinë, Ramos ka shënuar 15 gola në 11 paraqitje.

Teilen: