Tuesday, 6. October 2026
Sport

Pallati i Sportit në Korçë drejt transformimit, Rama: Një hapësirë moderne për qytetin

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin duke publikuar pamje nga kantieri i punës në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit pamje nga punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin dhe modernizimin e këtij objekti sportiv.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës i Pallatit të Sportit ‘Tamara Nikolla’ në Korçë, ku puna vijon për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne e të denjë edhe për aktivitete ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Punimet synojnë që Pallati i Sportit të shndërrohet në një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përfshirë edhe evente me karakter ndërkombëtar.

/rtsh.al/

Teilen: