Pas Bolognas, një skuadër tjetër nga Serie A e Italisë, ka shprehur interesim për Elseid Hysajn.
Bëhet e ditur se Fiorentina po monitoron situatën e mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili kohët e fundit ka pasur kontakte me disa skuadra.
Hysaj, aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë kurse është futbollist i lirë prej muajit korrik kur i skadoi kontrata me Lazion.
Ai është në kërkim të një klubi të ri dhe Fiorentina ka dalë së fundmi në skenë për Hysajn, që është kërkuar edhe në Rusi.
Krahas Fiorentinas dhe Bolognas, në Itali Hysaj është kërkuar edhe nga Lecce që garon në Serie A dhe skuadra e Ascolit, e cila është pjesë e kategorisë së dytë të futbollit italian.
Mbetet të shihet gjatë kësaj jave se cila do të jetë e ardhmja e Hysajt, që krahas Lazios ka bërë karrierë edhe te Napoli e Empoli.