Braziliani Raphinha ka arritur marrëveshje me Barcelonën për vazhdimin e bashkëpunimit, gjë që do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.
Me kontratën e re, Raphinha do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2030 kurse kontrata e mëparshme i skadonte në vitin 2028.
Bëhet e ditur se palët kanë finalizuar marrëveshjen plotësisht dhe vetëm po pritet njoftimi zyrtar nga skuadra e Barcelonës.
29-vjeçari po shkëlqen këtë sezon, ku qysh tani është shndërruar në lojtarin kryesor te Barcelonës me 14 gola e 3 asistime në 8 ndeshje të luajtura në të gjita garat.
Aktualisht, Raphinha është kapiten i Barcelonës, ekip për të cilin luan prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Leeds Unitedi kurse deri më tani, ai ka realizuar 56 gola në 129 paraqitje për ekipin spanjoll.