Tuesday, 6. October 2026
Sport

Kosova U21 mbyllë kualifikimet me Finlandën

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll, sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin që vitin tjetër mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Duelin kundër Finlandës, Kosova U21 e luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

Kjo edhe është përballja e fundit për Kosovën U21 në ciklin kualifikues për Evropianin 2027.

“Dardanët” e rinj, i fituan dy ndeshjet e muajit të kaluar duke mposhtur Qipron 2:1 dhe San Marinon me shifrat 3:0.

Aktualisht, Kosova është e katërta në grup me 14 pikë dhe pa gjasa për kualifikim në Evropian derisa Finlanda renditet e dyta me 22 pikë.

Grupit i prinë Spanja me 24 pikë, Rumania është e treta me 16 pikë, pastaj vjen Qipro në pozitën e pestë me 3 pikë dhe San Marino pa pikë që zë vendin e fundit.

Teilen: