Tuesday, 6. October 2026
Sport

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

GS 06/10/2026 2 Min. Lesezeit

Amerikani Vance Jackson i Vëllaznimit ka shkëlqyer me paraqitje fantastike në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kështu që, Jackson është shpallur edhe “MVP i Javës”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.

Performanca e tij, ka bërë që ai ta fitoi çmimin e më të mirit pasi e kishte edhe indeksin e lojës 36, më të lartin nga të gjithë.

Me 29 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, Jackson udhëhoqi Vëllaznimin drejt fitores ndaj Pejës dhe krahas çmimit “MVP i Javës”, ai u përfshirë edhe në ekipin më të mirë apo ndryshe Top-5.

Krahas tij, në ekipin më të mirë, kanë zënë vend edhe Laolu Oke i Borës, pastaj Adrio Bailey i Bashkimit dhe dyshja e Golden Eagle Yllit, Lis Shoshi e Connor Withers.

Oke me 22 pikë e 9 kërcime ishte më i dalluari në fitoren e Borës kundër Rahovecit 029, ndërsa Bailey u veçua te Bashkimi në triumfin ndaj Trepçës, duke regjistruar 19 pikë e 4 kërcime.

Ndërkohë, Shoshi e Withers ndihmuan Yllin ta mposht Sigal Prishtinën për fitoren e parë sezonale, duke kontribuar me 14 pikë e 12 kërcime, përkatësisht 25 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.

Teilen: