Tuesday, 6. October 2026
Sport

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Thomas Brdariq nuk do të jetë në krye të Malishevës, pasi thuhet se është larguarnga posti i trajnerit.

Mediumet lokale kanë raportuar se Brdariq është larguar nga Malisheva për një aventurë tjetër në karrierën e tij, por jashtë Kosovës.

Klubi i Superligës së Kosovës nuk ka konfirmuar ende asgjë dhe pritet së shpejti të njoftojë dhe të bëjë të ditura arsyet e ndarjes me trajnerin Brdariq.

Largimi i trajnerit Brdariq vjen në një moment të mirë për Malishevën, ekip që ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara në Superligë, Malisheva zë vendin e dytë në tabelë me 16 pikë, dy më pak se Prishtinë që është lidere dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Brdariq mori drejtimin e Malishevës para fillimit të sezonit aktual, ndërsa sezonin e shkuar ishte trajner i skuadrës së Drenicës.

Teilen: