Kodi i furnizimit me ujë ndalon përdorimin e rrjetit publik dhe për këtë Agjencia Kombëtare e Uqjellës Kanalizimeve pritet së shpejti të nisë aksion kombëtar. Sipas agjenisë kombëtare të Ujësjellësit, subjektet do të kenë kohë deri në fund të tetorit për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim alternativ të ligjshëm.
“Lavazhet janë ndër bizneset me impaktin më të madh negativ në rrjetin e ujësjellësit dhe për këtë arsye është e domosdoshme që të këto lavazhe të gjejnë metoda të tjera alternative për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Furnizimi me ujë është një shërbim publik dhe asnjë biznes nuk ka të drejtë që në mënyrë të paligjshme ta cënojë këtë gjë, këtë shërbim. Shpresojmë që të reflektojnë lavazhet dhe këto lloj biznesesh dhe të marrin masat e duhura për të eleminuar një herë e mirë ndërhyrjet në rrjet dhe për të kufizuar furnizimin me ujë edhe për popullsinë e përditshme”, deklaroi Drejtori i AKUK Fludian Çuka.
Rrjeti publik i ujit të pijshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrë të paligjshme. Dhe pas 31 tetorit AKUK do të nisë kontrollet në të gjithë vendin dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
/RTSH/