Tuesday, 6. October 2026
Sport

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kolegët nderojnë kujtimin e tij

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje e rëndë që la pas dhimbje te familjarët, kolegët dhe komuniteti i drejtësisë në Shqipëri.

Në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në kujtim të gjyqtarit Kalaja, duke nderuar figurën e tij dhe kontributin e dhënë ndër vite në sistemin e drejtësisë.

Më pas, në Shkodër, kolegët e tij vizituan familjen Kalaja për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin në këtë përvjetor të dhimbshëm.

Astrit Kalaja u kujtua nga kolegët me respekt dhe mirënjohje për punën e tij si gjyqtar, ndërsa një vit pas vrasjes së tij, emri dhe kontributi i tij vijojnë të mbeten pjesë e kujtesës së komunitetit të drejtësisë.

Teilen: