Tuesday, 6. October 2026
Futboll

“Ai do të preferonte të ishte diku tjetër”, Mbappe shkakton një krizë besimi brenda Real Madridit

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe duket se është përfshirë në një polemikë të re te Real Madrid. Sulmuesi u largua nga grumbullimi me kombëtaren e Francës për shkak të një dëmtimi në gju, por më pas u shfaq në Paris gjatë periudhës së rikuperimit, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e tij ndaj klubit dhe mënyrën se si e menaxhoi problemin.

Sport shkon dhe më tej, duke theksuar se te Real Madrid po rritet shqetësimi për sjelljen e sulmuesit francez. Situata u tensionua më tej pasi ai u pa duke ngarë biçikletën dhe duke u kthyer me vonesë në stërvitjen e ekipit në Valdebebas.

Gazetari i njohur, Anton Meana, në emisionin “El Larguero” të Cadena SER, deklaroi se ekziston një “problem besimi mjekësor” mes Mbappe dhe klubit të Real Madridit. Sipas tij, lojtari “do të preferonte të ishte diku tjetër”, pasi nuk ka besim të plotë te shërbimet mjekësore të klubit.

Nuk është hera e parë që ka një mungesë besimi në dukje nga ana e francezit te stafi mjekësor i Real Madridit, por këtë herë situata duket me problematike.

Teilen: