Vendi ynë do të vijojë të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime të vranësirave të larta kalimtare.
Në zonat kodrinore dhe malore, kryesisht në veri, gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira më të shpeshta, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të karakterizohet nga kthjellime.
Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, herë pas here, era pritet të forcohet deri në 15 m/s. Në dete parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.
/rtsh.al/
Teilen:

