Wednesday, 7. October 2026
Sport

Aksident në Lezhë-Milot, makina përmbyset pas përplasjes, plagosen 2 persona

GS 07/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një aksident është regjistruar rreth mesnates se kaluar në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.

Si pasoje e ketij aksidenti, dy persona që ndodheshin në automjete kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekesore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërsa shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në përplasjen e mjeteve.

Policia Rrugore shkoi në vendngjarje pak minuta pas aksidentit dhe nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.

/rtsh.al/

Teilen: