Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur t’i japë fund para kohe bashkëpunimit me përzgjedhësin e kombëtares, Vincenzo Montella, raporton mediumi i respektuar turk Milliyet.
Vendimi i federatës erdhi pas rezultateve të dobëta të Turqisë në Ligën e Kombeve, ku kombëtarja pësoi katër humbje radhazi.
Në ndeshjen e fundit, turqit u mposhtën 1-3 nga Italia, rezultat që shtoi kritikat ndaj Montellas nga ekspertët dhe tifozët.
Drejtuesit e federatës kanë vlerësuar se skuadra ka nevojë për një ndryshim të menjëhershëm dhe për një qasje të re në zhvillimin e saj.
Në ditët në vijim pritet të përfundojnë procedurat financiare për ndërprerjen e kontratës, pas së cilës TFF do të bëjë të ditur emrin e përzgjedhësit të ri.
Montella ishte emëruar në krye të Turqisë në shtator të vitit 2023 dhe pati një ecuri mbresëlënëse në Euro 2024, duke e udhëhequr skuadrën deri në çerekfinale të turneut në Gjermani.
Megjithatë, rënia e zgjatur në formë dhe rezultatet e fundit kanë bërë që italiani të mos vazhdojë në krye të kombëtares turke./Telegrafi