Wednesday, 7. October 2026
Sport

Momenti i sikletshëm gjatë lamtumirës së Messit, e reja i largon dorën të dashurit pasi sheh… kamerat (Video)

GS 07/10/2026 2 Min. Lesezeit

Një çift i ri ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe është bërë viral në rrjet gjatë ndeshjes së fundit të Lionel Messit me fanellën e Argjentinës.

Messi, 39 vjeç, u paraqit për herë të fundit para tifozëve të kombëtares në Buenos Aires, teksa Argjentina mposhti Beninin me rezultatin 3-0, në një stadium ku ishin të pranishëm rreth 85 mijë tifozë.

Ishte një mbrëmje emocionuese për yllin argjentinas. Messi doli në fushë i shoqëruar nga tre fëmijët e tij, ndërsa fishekzjarrët ndriçuan stadiumin. Futbollisti u përlot edhe gjatë interpretimit të himnit kombëtar.

Në minutën e 10-të, në nderim të numrit të fanellës së Messit, ndeshja u ndërpre për pak çaste. Tifozët shpërthyen në duartrokitje dhe stadiumi u mbush sërish me fishekzjarre.

Por, në mesin e 85 mijë spektatorëve, vëmendjen e kamerave e mori edhe një çift i ri.

Në pamjet televizive, djali shihet me krahun rreth vajzës që kishte pranë. Në një moment, vajza kthehet drejt tij, buzëqesh dhe më pas i largon dorën nga supi.

Ajo më pas duket sikur rregullon flokët ndërsa të dy shkëmbejnë disa fjalë.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u panë mijëra herë, duke shkaktuar edhe reagime me humor nga përdoruesit.

“Ky djalë do të ndihet shumë në siklet”, shkroi një komentues.

“E ndjej dhimbjen e tij”, shkroi një tjetër.

Disa përdorues e krahasuan situatën me incidentin e famshëm të “kiss cam” gjatë një koncerti të Coldplay, i cili më herët ishte bërë viral pasi kamerat kapën një çift në një moment të sikletshëm.

Pavarësisht këtij episodi, mbrëmja në Buenos Aires ishte kryesisht një festë për Messin, i cili u përshëndet në mënyrë emocionuese nga tifozët argjentinas në atë që u konsiderua si një nga paraqitjet e tij të fundit me kombëtaren./Top Channel

sal de ahi compañero ✊🏻
https://t.co/NIWQPBp3hN

— cartonero (@flanchota) October 6, 2026

Teilen: