Antonio Rudiger po luan sezonin e tij të fundit me Real Madridin. Pas rinovimit për një vit, gjatë fundit të sezonit të kaluar, largimi i gjermanit në fund të sezonit aktual është 100% i sigurt.
Destinacioni i mundshëm i 33-vjeçarit pritet të jetë Serie A. TuttoJuve.com zbulon se klubi bardhezi ka filluar që tani kontaktet e para me përfaqësuesit e qendërmbrojtësit gjerman për një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.
Për gjermanin ka interes edhe nga klube të tjera të njohura në kampionate të ndryshme, por transferimi te Juventus duket si një pistë interesante në këtë fazë të karrierës së tij. Gjithsesi jemi ende në fazat fillestare dhe palët duhet të bien dakord për pagën dhe detajet e tjera ekonomike.