Wednesday, 7. October 2026
Futboll

Juventus ndërron mendje për Yildiz, turku mund të largohet vetëm po u plotësua ky kusht

GS 07/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht rinovimit të fundit të kontratës, e cila skadon më qershor të vitit 2030, Kenan Yildiz mund të largohet nga Juventus gjatë verës së ardhshme. Ylli turk do të jetë protagonist i verës së ardhshme, gjë që ndodhi edhe merkaton e fundit.

Interesi ndaj është në rritje, po ashtu edhe ofertat ekonomike. Gianluca Di Marzio zbulon se Yildiz mund të largohet verën e ardhshme nga Juventus, vetëm për një ofertë që nis nga 150 milionë euro. Madje gazetari i njohur shkon më tutje, duke zbuluar se në rast largimi të Yildiz, numri i 10 Juventusit do të jetë Kerim Alajbegovic, i transferuar nga Leverkusen në verën e fundit për shifrën e 32 milionë eurove.

Klubet më të interesuara në dukje për fantazistin turk janë Real Madrid, Arsenal dhe Bayern. Por, nuk përjashtohen as klube të tjera si Chelsea, PSG e Man. City. Për momentin, nuk ka asnjë ofertë konkrete, por me siguri që Yildiz do të jetë protagonisti kryesor i verës së ardhshme.

Teilen: