Një ngjarje e rëndë aksidentale me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Malbardh të Kurbinit.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra nga goditja, e mitura ka humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
/rtsh.al/
Teilen: