Thursday, 8. October 2026
Sport

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotme. Parashikimi meteorologjik sjell vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa intervale me kthjellime do të ketë kryesisht në zonat qendrore dhe jugore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, të cilat do të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit.

Në veri dhe pjesërisht në zonën qendrore, reshjet pritet të jenë hera-herës në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 20 m/s.

Ndërkohë, valëzimi në dete parashikohet i forcës 3–5 ballë.

/rtsh.al/

Teilen: