Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta të strukturave të emergjencës, u bë e mundur lokalizimi dhe vënia e plotë nën kontroll e vatrës së zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve ndaj banesave apo objekteve ngjitur.
Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiale brenda ambienteve të banesës.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe autoritetet kompetente kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes. Expertët pritet të kryejnë verifikimet teknike për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit të zjarrit, si dhe për të bërë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara.
/rtsh.al/