Thursday, 8. October 2026
Sport

Endrick – Milan, lajm ‘BOMBASTIK’ nga Italia

GS 08/10/2026 2 Min. Lesezeit

Endrick mund të largohet sërish nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Milani mbetet njëri nga klubet më të interesuara për sulmuesin brazilian.

20-vjeçari nuk po i gjen hapësirat e dëshiruara në skuadrën e drejtuar nga José Mourinho dhe po e shqyrton mundësinë e një tjetër huazimi.

Konkurrenca e madhe në repartin ofanziv të Realit e ka bërë të vështirë për Endrick të sigurojë minuta të rregullta.

Milani e kishte kërkuar brazilianin edhe gjatë verës dhe tashmë është gati të rikthehet në garë.

Sipas raportimeve nga Spanja, kuqezinjtë kishin avancuar në bisedimet me lojtarin, por transferimi nuk u realizua për shkak të vendimit të Mourinhos për ta mbajtur në Madrid..

Tani situata mund të ndryshojë. Endrick kërkon të luajë më shumë dhe një huazim deri në fund të sezonit mund të jetë zgjidhja ideale.

Milani e konsideron brazilianin një përforcim të rëndësishëm për sulmin, ndërsa edhe Roma ka shfaqur interes për të.

Megjithatë, garës i është shtuar edhe Aston Villa, e cila sipas raportimeve të fundit, e ka kaluar Milanin dhe Romën në listën e destinacioneve të mundshme për sulmuesin.

Endrick, ndërkohë, mbetet nën kontratë me Real Madridin dhe klubi spanjoll nuk dëshiron ta humbasë përfundimisht lojtarin.

Një huazim në janar duket aktualisht skenari më i mundshëm nëse minutat e tij në Madrid vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Teilen: