Thursday, 8. October 2026
Sport

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Prej xhiro së tetë, e cila luhet këtë javë, do të ndryshojë orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Të gjitha duelet, qofshin gjatë ditës apo në mbrëmje, do të luhen më herët, gjë që konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Duelet e Superligës, tani e tutje do të zhvillohen nga ora 14:00 dhe 18:00 kurse në xhiron e tetë, dy ndeshje do të luhen gjatë ditës derisa tri tjera në mbrëmje.

Përballjet Llapi – Ballkani e Vushtrria – Gjilani, që janë në program të premten dhe të shtunën, do të startojnë nga ora 14:00 derisa në orën 18:00 nisin ndeshjet Drita – Malisheva, Drenica – Feronikeli ’74 dhe Prishtina – Dukagjini.

Këto ndeshje, do të zhvillohen të premten, shtunën dhe dielën.

Teilen: