Gjyqtarja nga Peja është nominuar për dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar.
Zeka do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në përballjen mes Magnolia Basket Campobasso dhe Cinkarna Celje, e cila zhvillohet më 14 tetor në Campobasso të Italisë.
Ajo do të ndajë drejtësinë edhe më 21 tetor, në ndeshjen GEAS Basket SSDRL – Panathinaikos A.C., që zhvillohet në Milano.
Ky nominim përbën një hap të rëndësishëm për gjyqtarët kosovarë dhe veçanërisht për përfaqësimin e grave nga Kosova në basketbollin evropian.
Teilen: