Javët e fundit është përfolur vazhdimisht për një interesim të Bayern Munich ndaj Dani Olmo. Klubi bavarez e ka kërkuar edhe më parë spanjollin që kur ishte pjesë e Leipzig, por në atë kohë ai zgjodhi transferimin te Barcelona.
Ditën e djeshme, burime të ndryshme mediatike në Spanjë bën me dije se Bayern ishte i gatshëm të ofronte deri në 90 milionë euro për spanjollin e Barcelonës. Mundo Deportivo zbulon Barcelona ende nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin, por konfirmon interesin e klubit bavarez.
Sipas raportimit në fjalë, pavarësisht interesimit të Bayern, Olmo mbetet i qetë për të ardhmen e tij dhe i bindur që do që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit katalanas, deri në vitin 2030, kohë kur i mbaron kontrata aktuale.