Thursday, 8. October 2026
Futboll

David Silva “injoron” Yamal, Mbappe e Kane dhe bën një zgjedhje tjetër për “Topin e Artë”

GS 08/10/2026 2 Min. Lesezeit

Tre vjet pasi u tërhoq nga futbolli aktiv, David Silva ka njoftuar se do të luajë për Supreme Chatan në Hong Kong, vetëm për një ndeshje. I ftuar për të folur për këtë rikthim të tij në fushë, por edhe çështje të tjera, ish-mesfushori spanjollu ndal edhe te “Topi i Artë”, në emisionin “El Partidazo” në radio “Cope“.

David Silva “injoroi” tre kandidatët kryesor si Lamine Yamal, Harry Kane dhe Kylian Mbappe dhe zgjedh Fabian Ruiz, si lojtarin që meriton “Topin e Artë” për këtë vit.

“Për mua, puna në grup është gjëja më e rëndësishme, sepse pa të nuk mund të fitosh. Por, nëse do të duhej t’ia jepja dikujt, do të ishte Fabian Ruiz, sepse ai ka fituar më shumë tituj në dy vitet e fundit. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për PSG-në dhe më pas për kombëtaren. Ai nuk merr vlerësimin e duhur, nuk e di pse, sepse është një lojtar i mrekullueshëm. E admiroj shumë dhe ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme në heshtje”, tha Silva.

“Rodri e ka fituar tashmë, përndryshe do ta kisha përmendur edhe atë”, shtoi ish-mesfushori i Spanjës dhe City-t.

Teilen: