Thursday, 8. October 2026
Sport

Zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, ku konstatuan një vatër zjarri në një sipërfaqe me bar dhe shkurre.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u izolua në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe marrjen e përmasave më të mëdha.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri u shua plotësisht. Nga incidenti nuk raportohet për dëme të tjera.

/rtsh.al/

Teilen: