Friday, 9. October 2026
Sport

Reshje të dendura shiu në vend, përmbyten disa rrugë në Durrës

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin këtë të premte (9 tetor), duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në disa zona.

Në Durrës, reshjet kanë sjellë përmbytje në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Moti në vend ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm, ndërsa reshje me intensitet të lartë priten në disa rajone. Sipas të dhënave meteorologjike, zonat më të prekura do të jenë në veri dhe në bregdetin qendror.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës.

/rtsh.al/

 

Teilen: