Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë prezencë të konsiderueshme uji në disa rrugë të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar problematika.
Situata problematike është konstatuar në bulevardin “Ismail Qemali”, bulevardin e Palmave, si dhe në disa rrugë të brendshme të lagjeve, ku uji është grumbulluar për shkak të pamundësisë së sistemit të kanalizimeve për ta larguar me shpejtësi.
Sipas Bashkisë së Vlorës, hidrovori është vënë në punë, por aktualisht funksionon me kapacitet të kufizuar për shkak të mungesës së dy pompave.
/rtsh.al/
Teilen: