Friday, 9. October 2026
Futboll

Nuk po gjen hapësira, francezi mund të largohet nga Barcelona në janar: Chelsea dhe Bayern “hapin dyert”

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Jules Koundé mund të jetë larg Barcelonës. Mbrojtësi francez ka humbur terren në hierarkinë e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick gjatë fillimit të sezonit.

Si rrjedhojë, ekziston mundësia, siç raportohet nga “Team Talk”, që ai të largohet nga klubi “blaugrana” që në muajin janar.

Chelsea është pretendentja kryesore; klubi kishte shfaqur interes të madh për të që në vitin 2022, kur Koundé u transferua nga Sevilla te Barcelona për 50 milionë euro.

Tani, duke ndjekur një rekomandim të Xabi Alonso, “blues” e kanë rikthyer interesimin e tyre në prag të merkatos së dimrit.

Megjithatë, edhe skuadra e Bayern Mynich është interesuar për francezin dhe prania e tyre mund t’i ndërlikojë gjërat. Kampionët e Gjermanisë po e ndjekin gjithashtu me vëmendje situatën.

Teilen: