Friday, 9. October 2026
Futboll

Starti më i mirë i kampionatit; rekordi historik që pret ta thyejë Barcelona e Flick

GS 09/10/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona e Hansi Flick vazhdon të thyejë rekorde. Me 7 fitore në 7 javët e para të La Liga-s, katalanasit mund të barazojnë rekordin e nisjes më të mirë në historinë e klubit, nëse mposhtin Getafen. Ky rekord mbahet nga Barcelona e Tata Martinos, në sezonin e tij të vetëm në stolin blaugrana, kur Osasuna e ndali në barazim pa gola në javën e nëntë.

Atë sezon, edhe Atlético Madridi i Diego Simeones arriti 8 fitore radhazi në fillim dhe fitoi titullin në javën e fundit, pikërisht në stadiumin e Barcelonës. Real Madridi e ka arritur gjithashtu këtë shifër në sezonet 1961-1962 dhe 1987-1988. Rekordi absolut i përket skuadrës madrilene të Miguel Muñoz, që në sezonin 1968-1969 qëndroi 9 javë pa humbur pikë.

Barcelona e Flick po spikat edhe për fuqinë sulmuese: 21 pikë të plota, 6 më shumë se Reali dhe plot 31 gola në 7 ndeshje, një shifër rekord për klubin në këtë fazë. Barcelona e sezonit 1950-1951 kishte shënuar 29 gola.

Katalanasit kanë fituar me diferenca të thella: 7 gola ndaj Racing; nga 5 gola kundër Elche, Rayo Vallecano dhe Valencia; 4 gola ndaj Levante dhe 3 gola ndaj Sevilla.

Nëse mposht Getafen, skuadra katalanase do të regjistrojë fitoren e 23-të radhazi në shtëpi në kampionat dhe do t’i afrohet rekordit historik të Real Madridit, me 24 fitore radhazi si pritës.

Teilen: