Është pritur në takim Shqiptar Gubetini, nënkryetar i FSHFGj-së dhe kryetar i klubit FC Kosova Regensburg, me ç’rast është vlerësuar kontributi i tij në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë.
Gjatë takimit, është shprehur mirënjohje për angazhimin e Gubetinit dhe punën e vazhdueshme të tij në mbështetje të futbollit shqiptar jashtë vendit.
Në këtë takim është theksuar edhe roli i rëndësishëm i mërgatës shqiptare në mbështetjen e Kosovës ndër vite, përfshirë kontributin në sport dhe në zhvillimin e futbollit.
Sipas vlerësimit të bërë, prindërit shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë përcjellë te fëmijët e tyre dashurinë për Kosovën, ndërsa shumë të rinj me prejardhje kosovare po i bashkohen përfaqësimit të vendit në futboll.
Po ashtu, është shprehur mirënjohje për FSHFGj-në dhe klubet e saj për angazhimin dhe bashkëpunimin, të cilat u përfaqësuan në këtë takim nga nënkryetari Shqiptar Gubetini.
Në fund, është theksuar se lidhja ndërmjet Kosovës dhe mërgatës mbetet e rëndësishme, ndërsa kontributi i bashkatdhetarëve në sport dhe në fusha të tjera vazhdon të vlerësohet.
Sot pata nderin dhe kënaqësinë ta pres Shqiptar Gubetinin, nënkryetar të FSHFGj-së dhe njëkohësisht kryetar të klubit FC Kosova Regensburg, veprimtar dhe kontribuues të çmuar në futbollin e mërgatës sonë.
Gjatë këtij takimi, e falënderova përzemërsisht për punën, angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë.
Mërgata jonë ka qenë gjithmonë e gatshme t’i dalë në ndihmë atdheut, sa herë që shteti ynë ka pasur nevojë. Në çdo periudhë historike, bashkatdhetarët tanë kanë qenë një nga shtyllat më të fuqishme të vendit tonë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha, përfshirë edhe futbollin.
Edhe pse fëmijët e tyre rriten dhe edukohen në vende të ndryshme të Evropës, prindërit ua kanë përcjellë dashurinë e pakushtëzuar për vendin e origjinës, Kosovën. Sot, këta të rinj po ndjekin rrugën e prindërve të tyre, duke e bërë krenare Kosovën në shumë drejtime, e veçanërisht në futboll, ku po vijnë për ta përfaqësuar vendin tonë me dinjitet, përkushtim dhe cilësi të lartë.
Falënderim dhe mirënjohje e veçantë për gjithë mërgatën tonë, për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën.
Një falënderim të sinqertë edhe për FSHFGj-në dhe klubet e saj, të cilat sot u përfaqësuan nga nënkryetari Shqiptar Gubetini. Respekti dhe bashkëpunimi juaj janë dëshmi e lidhjes së fortë dhe të pandashme mes Kosovës dhe mërgatës sonë.
Mërgata jonë ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria dhe forca e Kosovës! 🇽🇰/lajmi.net/