Friday, 9. October 2026
Sport

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova ka pësuar humbje nga Austria në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të plejofit për Botërorin 2027 që organizohet në Brazil.

Pas humbjes 2:1 të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, janë zbehur gjasat për avancim tutje.

Kosova krijoi epërsi 1:0 prej minutës së 14-të kur shënoi kapitenia dhe sulmuesja e Eintracht Frankfurtit, Erëleta Memeti.

Megjithatë, përvoja dhe aspekti fizik më i mirë i Austrisë, bëri që austriaket ta përmbysin rezultatin.

Louise Schoffel i barazoi shifrat në minutën e 37-të. Dhe nëntë minuta para fundit, austriaket e siguruan fitoren me golin e Nicole Billas.

Ndeshja kthyese e këtij raundi kualifikues për Botërorin 2027 luhet të martën nga ora 18:00 në Vjenë.

Teilen: