Saturday, 10. October 2026
Sport

Nëna e Ronaldos e tronditur nga largimi i tij nga Portugalia: Qava pak

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka shprehur trishtimin dhe zhgënjimin pas largimit të papritur të djalit të saj nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë.

Në një intervistë për median portugeze “TV 7 Dias”, ajo pranoi se situata ka qenë e vështirë për familjen.

“Jam e trishtuar, është normale. Ishte një tronditje. Djali im mund të ishte larguar nga dera kryesore, por në vend të kësaj doli nga dera e pasme”, deklaroi Aveiro.

Ajo shtoi se kishte qarë nga emocionet, por u shpreh e bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

“Por gjithçka është në rregull, Zoti do të kujdeset për të. Qava pak. Edhe të çlirohesh nga emocionet është mirë. Tani duhet të ecim përpara”, tha ajo.

Përplasja erdhi pas ndeshjes ndaj Norvegjisë, të cilën Portugalia e fitoi 2-1, por Ronaldo nuk u aktivizua, pavarësisht se ishte ngrohur gjatë pjesës së dytë. Kjo situatë raportohet se shkaktoi pakënaqësi te ylli portugez, i cili më pas u largua nga grumbullimi i kombëtares.

Teilen: