Saturday, 10. October 2026
Sport

Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

GS 10/10/2026 2 Min. Lesezeit

Arsène Wenger po shqyrton mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, pasi kundërshtarët e Gianni Infantinos po përpiqen ta bindin francezin të hyjë në garë, raporton gazeta britanike The Times.

Sipas raportimit, Wenger ka afat deri më nëntor për të vendosur nëse do të kandidojë, pasi kjo është data e fundit për dorëzimin e kandidaturave, transmeton lajmi.net.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit është një nga emrat më të njohur të futbollit botëror. Përveç karrierës së tij të gjatë në stol, ai aktualisht është i angazhuar në FIFA si drejtues për zhvillimin global të futbollit, rol në të cilin merret me çështje që lidhen me zhvillimin e lojës dhe identifikimin e talenteve.

Megjithatë, deri më tani, Wenger nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij. Zgjedhjet për president të FIFA-s janë planifikuar të mbahen më mars 2027, në Rabat të Marokut, ndërsa Infantino ka konfirmuar se synon të marrë një mandat tjetër në krye të organizatës.

Wenger, vjeç, drejtoi Arsenalin nga viti deri më 2018, duke fituar tre tituj të Premier League dhe shtatë trofe të FA Cup. Ai konsiderohet një nga trajnerët më të njohur në historinë e futbollit anglez.

Përpjekjet për të bindur Wengerin vijnë në një kohë kur Infantino po përballet me kundërshtime nga disa federata dhe drejtues të futbollit, pas polemikave rreth një projekti të propozuar për përfshirjen e investitorëve privatë në të ardhurat e garave të FIFA-s. Projekti u tërhoq pas kritikave, ndërsa disa federata kanë tërhequr mbështetjen për rizgjedhjen e tij./lajmi.net/

Teilen: