Saturday, 10. October 2026
Sport

Bashkimi triumfon ndaj Borës

GS 10/10/2026 1 Min. Lesezeit

Bashkimi ka vazhduar me fitore. Të shtunën e shënoi fitoren e katërt rresht në Superligë. E mposhti Borën në Prizren me rezultatin 78:58. Bashkimi në fakt ka gjashtë fitore rresht. Fitoi edhe për Superkupë dhe në FIBA Europe Cup.

Bashkimi – Bora ishte derbi i xhiros së katërt të elitës kosovare të basketbollit. Ndërkohë Bora e Prishtinës e pësoi humbjen e parë.

Bora e fitoi çerekun e parë, ndërsa dallimin prizrenasit e bënë në çerekun e dytë, të cilin e fituan 27:11. Ndërkohë shkëputjen e vazhduan edhe në çerekun e tretë, që përfundoi 24:14. Kështu edhe u vendos fituesi.

Lejson Zeqiri udhëhoqi Bashkimin me 18 pikë e katër kërcime. Adrio Bailey i kishte 12 pikë e pesë kërcime. Valon Bunjaku kontribuoi me 11 pikë e tri kërcime.

Te Bora më i miri ishte Laolu Oke me 8 pikë e 12 kërcime.

Më efikasi ishte Terren Allen me 18 pikë e tri kërcime.

Teilen: